-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lufta nis të mërkurën”! SHBA nis ushtrinë drejt Ukrainës

Kryesoret

“Vladimir Putin ka vendosur ta pushtojë Ukrainën ditën e mërkurë”, kështu shkruan gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel”.

Pentagoni po dërgon 3,000 trupa të tjera në Poloni për t’u bashkuar me 1,700 ushtarët amerikanë që tashmë ndodhen atje për të shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleatëve të NATO-s, të shqetësuar nga perspektiva e një pushtimi rus të Ukrainës, tha të premten një zyrtar i lartë i mbrojtjes.

Ushtarët shtesë do të largohen nga baza e tyre në Fort Bragg të Karolinës Veriut gjatë dy ditëve të ardhshme dhe pritet të arrijnë në Poloni në fillim të javës së ardhshme, tha zyrtari i Pentagonit. Ata janë pjesë e një brigade këmbësorie të Divizionit të 82-të Ajror.

Misioni i tyre do të jetë stërvitja me trupat aleate dhe të shërbejë si një forcë parandaluese por që nuk do të përfshihet në lufime në Ukrainë, nëse Rusia e sulmon atë.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i Presidentit Joe Biden, lëshoi një paralajmërim publik për të gjithë qytetarët amerikanë në Ukrainë që të largohen nga vendi sa më shpejt që të jetë e mundur. Zoti Sullivan tha se presidenti rus Vladimir Putin mund të japë urdhrin për të nisur një pushtim të Ukrainës në ditët e ardhshme.

Gjithashtu të premten, presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një video-konferencë të sigurt me krerët botërorë për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në kufirin Ukrainë-Rusi.

“Udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e përpjekjeve të koordinuara për të penguar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës, duke përfshirë gatishmërinë e tyre për të imponuar pasoja masive dhe kosto të rënda ekonomike ndaj Rusisë nëse ajo zgjedh rrugën e përshkallëzimit ushtarak”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Në takimin virtual mbi krizën në kufirin Ukrainë-Rusi morën pjesë edhe udhëheqësit e Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Rumanisë, Britanisë, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Këshillit Evropian.

Përveç dislokimit të trupave amerikane në Poloni, rreth 1000 ushtarë amerikanë me bazë në Gjermani po zhvendosen në Rumani në një mision të ngjashëm sigurie për të mbështetur një aleat tjetër të NATO-s. 300 ushtarë tjerë të një njësie të Korpusit të 18-të Ajror kanë mbërritur në Gjermani, të drejtuara nga gjeneral-lejtnanti Michael E. Kurilla.

Trupat amerikane do të stërviten me forcat e vendit mikpritës, por nuk do të hyjnë në Ukrainë, pavarësisht situatës që mund jetë atje.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë rreth 80,000 trupa në të gjithë Evropën me status të përhershëm dhe në dislokime me rotacion./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit