-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peach: Idealja për dialogun Kosovë-Serbi, njohja reciproke

Kryesoret

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në një intervistë për BBC serbisht foli për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe finalizimin e negociatave.

I pyetur se cila do të ishte zgjidhja finale ideale, Peach ka deklaruar se do të ishte sukses çfarëdo zgjidhje që shkon në të mirë të rajonit.

“Suksesi do të ishte çdo zgjidhje që do të sjellë diçka të mirë për të gjithë njerëzit në rajon”, ka deklaruar Peach.

Gazetarja më pas ka pyetur se a duhet përfshihet njohja reciproke në përmbyllje të procesit. Emisari britanik ka theksuar se një çështje e tillë i përket dialogut.

“Është një çështje e dialogut dhe e bisedimeve”, ka thënë Peach.

Më pas Peach ka thënë se përfundimi i procesit mes të dy shteteve me njohje reciproke është pritshmëri e Londrës zyrtare, megjithatë thotë se s’dëshiron që të vendosë kufizime sa i përket rezultatit final të negociatave.

“Kjo është ajo që presim, qeveria britanike e ka njohur Kosovën. Por unë nuk dua që të vendos kufij të tillë këtu dhe tani në Beograd, kjo varet nga të tjerët dhe ne do të jemi në prapavijë dhe do ta mbështesim procesin”, ka thënë Peach për BBC.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit