-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Kryesoret

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 6 viktima nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 602 raste të reja të infektuara me këtë virus, bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi:

13 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 835 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.801.246 doza të vaksinës. Deri më sot 810.708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 93.334 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.386 testime, 602 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 vdekje.

Sot janë shëruar 2.584 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 207.216.

Në total numri i rasteve aktive është 12.651.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit