Me anë të një postimi në Facebook, Enkelejd Alibeaj, i ka numëruar Edi Ramës të gjithë zyrtarët e mazhorancës që kanë përfunduar në burg gjatë 8 viteve qeverisje.
Ai shkruan se është e “kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat”.
“Me Saimir Tahirin në burg për trafik droge nën miratimin e Edi Ramës. Me Lefter Kokën në burg për aferën 430 milionë euro të inceneratorëve me miratimin e Edi Ramës. Me kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe në burg për korrupsion me mbështetjen e Edi Ramës. Me Ëngjëll Agaçin gati për burg për lidhje me krimin e organizuar zbuluar nga drejtësia Italiane me dijeninë e Edi Ramës. Prandaj është e kuptueshme që Edi Rama dhe të gjithë këtyre që prangat u tunden në fytyrë për korrupsion, lidhje me krimin e trafiqet, e kanë mendjen te bravat, te qelia, te hekurat. U flet subkoshienca”.