Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Grudë e re në Shkodër.
Nga të dhënat e para raportohet se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të krimit.