-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj prezantoi kandidatin për Rrogozhinën: Kandidati i Saliut tapë që në 7 të mëngjesit

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, prezantoi kandidatin e PS-së për kryetar Bashkie në Rrogozhinë, Edison Memolla në zgjedhjet e 6 Marsit.

Ai u kërkoi demokratëve që të votojnë kandidatin Memolla, pasi alternativa e kampit tjetër është Ilir Meta dhe Sali Bersha, që po përpiqen të shpëtojnë lëkurën e tyre.

“Situata te Luli është serioze, po aspak dramatike. Jeta do vazhdojë. Situata te Saliu dhe te Iliri është dramatike, por nuk është aspak serioze. Mjafton të shikoni videot e tyre. E patë videon e kandidatit të Saliut? Dyst komplet, llucë që në 7 të mëngjesit. Në Rrogozhinë nuk na duhet një pijanec, por një punëtor si Edison Memolla.

Ndaj, kush i thotë vetes demokrat dhe e jep votën për koalicionin e sherrit, ta dijë se Ilir Meta dhe Sali Berisha duan të shpëtojnë lëkurën e tyre, duan të shpëtojnë pasurinë e tyre, duan të shpëtojnë milionat e tyre. Nuk e kanë fare hallin te populli, se ndryshe do e kishit parë këtej rrotull. Saliu kishte 8 vite pa ardhur në Rrogozhinë, kujtoni se tani e mori malli për Rrogozhinën?

I duhen votat, që të vazhdojë sherrin me Lulin. Ne na duhen votat që të vazhdojmë punën me Edi Ramën, me Partinë Socialiste, me Edisonin, Etjenin dhe të gjithë skuadrën tonë. Kjo është diferenca”, theksoi Veliaj.

Ai nënvizoi se Partia Socialiste është e vetmja parti që është në kontakt të përditshëm me njerëzit dhe shkëmben mendime me ta.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit