Administratorja e Inceneratorit të Tiranës Integrated Energy BV SPV, Ariola Kodra ka dëshmuar sot në komisionin hetimor të Kuvendit për impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane. Kodra tha se nuk e kujton kur ka komunikuar për herë të fundit me personat e shpallur në kërkim, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja.
Ajo sqaroi pozicionin e saj, por edhe punësimin pranë kësaj shoqërie të babait të deputetit Alqi Bllako, që ka qenë sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur janë firmosur kontratat për inceneratorët.
Debati në mbledhjen e komisionit
Jorida Tabaku: Kush ua propozoi këtë detyrë?
Ariola Kodra: Kjo detyrë më është propozuar nga Xhusepe Capaljone.
Jorida Tabaku: Cilët janë pronarët e kompanisë?
Ariola Kodra:Është një informacion që e aksesoni në QKB.
Jorida Tabaku: E njihni, Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan?
Ariola Kodra:Klodian Zoton, Mirel Mërtirin e njoh në marrëdhënie pune. Është administratori i shoqërisë “Integrated Energy BV”.
Jorida Tabaku: Stela Gudallja?
Ariola Kodra:Po e njoh në marrëdhënie pune. Është administratore e një zyre kontabiliteti që kemi n/kontraktuar.
Jorida Tabaku: Hera e fundit që keni folur me tre personat?
Ariola Kodra:Nuk kanë qenë të drejtpërdrejta, i mbaj përmes punonjësve. Nuk jam e detyruar të komunikoj me cdo n/kontraktor.
Jorida Tabaku: Po stafi kur ka folur për herë të fundit?
Ariola Kodra:Më lejoni të marr informacion dhe të përgjigjen.
Jorida Tabaku: Kur i keni takuar për herë të fundit?
Ariola Kodra:Më vjen keq, por nuk e kam memorizuar. Nuk i kam të memorizuara afatet.
Jorida Tabaku: Jeni nën betim, dëshmia e rreme ka penalitete për ju
Ariola Kodra:Po, jam në dijeni të faktit dhe do ju kthej përgjigje në detaje në mënyrë zyrtare.
Jorida Tabaku: A keni pasur eksperiencë pune në këtë fushë më parë?
Ariola Kodra:Jo.
Jorida Tabaku: Pra zero. Kompanitë me zero eksperiencë dhe kapital.
Jorida Tabaku: Edmond Arqile Bllako rezulton i punësuar?
Ariola Kodra:Zotëria ka qenë punonjës i shoqërisë, aktualisht nuk është më. Ky punonjës ka qenë në periudhën, para administrimit tim të shoqërisë.
Jorida Tabaku: Në cilin vit keni filluar?
Ariola Kodra:15.3.2019. Zotëria ka qenë përpara kësaj periudhe.
Arben Pëllumbi: Nuk kemi tagër për të hetuar marrëdhëniet private të kompanisë, sa dhe si i paguan.
Jorida Tabaku: Ne po diskutojmë për konflikt interesi në vendimmarrje. Familjari i deputetit të PS-së, që ka marrë vendime për këtë proces, a ka qenë i punësuar?
Jorida Tabaku: A e njihni Ramën, Gjiknurin, Ahmetajn, Agacin?
Ariola Kodra:Zotërinjtë i njoh si politikanë të Shqipërisë.
Jorida Tabaku: Kontakte personale?
Ariola Kodra:Jo.
/5pyetjet.al