Ish-gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha është dënuar sot me 3 vite burg nga Gjykata e Posaçme në Tiranë.
Ish-gjyqtarja nga gjykimi i shkurtuar do të dënohet 2 vite, pasi ulet 1/3. Po kështu për avokatin Aldo Tabaku është vendosur 4 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite.
Pas përgjimeve të kryera dhe sigurimit të provave të tjera, SPAK e akuzoi Hoxhën për veprën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.
Një ndër bashkëpunëtorët e Hoxhës për nxjerrjen e të dënuarve nga burgu përmes raporteve false dhe vendimeve të pambështetura në ligj, sipas SPAK është edhe avokati Aldo Tabaku. Ky i fundit sipas SPAK bënte rolin e sekserit mes familjarëve të të dënuarve dhe gjyqtares Hoxha me qëllim lirimin e tyre.
Pjesë e dosjes së SPAK është edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuci, e cila akuzohet se përgatiste dosjet e gjykimit në atë mënyrë që të dënuarit që kishin paguar të dilnin pikërisht para Enkelda Hoxhës për gjykim.
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme janë një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit, ndërsa vetë te akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues.
/5pyetjet.al