Banorët e zonës së ish-Fushës së Aviacionit në Vlorë janë terrorizuar mbrëmjen e sotme nga të shtënat me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40.
Qytetarët kanë lajmëruar policinë që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Autori Ervis Dollani ia mbathi, por jo për shumë minuta, pasi liria zgjati pak.
Autori mësohet se është një person që kishte pak kohë që kishte dalë nga qelia, ndërsa mbrëmjen e sotme, pasi ishte dehur qëlloi në ajër me breshëri kallashi.
/5pyetjet.al