Finalistët e “Big Brother VIP” kanë diskutuar në oborr një sërë temash që lidhen me rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri.
Një ndër temat që ata biseduan ishte pikërisht ajo se çfarë do të kishin bërë ndryshe gjatë eksperiencës së tyre.
Donaldi përmendi zinxhirin e shpëtimit, Iliri foli për historinë e tradhtisë ndaj bashkëshortes ndërsa Einxhel për dhënien e këshillave dhe historinë me DJ Dagz.
Donaldi: Unë e kam një gjë por e thashë te dhoma e rrëfimit. Nëse do e dija që Dagz dhe Einxhel do dilnin në televotim dyshe, do e kisha ndryshuar. Pastaj cdo gjë tjetër që ka ndodhur, nuk jam bërë pishman.
Beniada: Mendoj se e ke bërë sipërfaqësore zgjedhjen, nuk futet fare tek mendimi i thellë. Edhe Trixa, po të mos ishte e detyruar, do kishte shpëtuar Dagzin, por ndonjëherë, çdo gjë ka një arsye pse ndodh. Ndoshta nuk do kishte dalë atë ditë, por 1 javë apo 2 javë më vonë.
Iliri: Ndoshta nuk do e kisha thënë atë historinë time.
Einxhel: Unë do kisha bërë 2 gjëra ndryshe, nuk duhet t’i isha afruar askujt për t’i dhënë këshilla. Kanë dyshuar tek qëllimi im i mirë. Gjëja tjetër është se do i kisha besuar më shumë ndjenjës time dhe Dagzit shumë më përpara, kështu që ju ruajta një gjëja që e dija që do ndodhte dhe shpresoja që të ndodhte jashtë. Ndodhi dhe kur ndodhi ishte shumë e bukur, do doja të ishte më herët dhe faji ishte i imi.
/5pyetjet.al