-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Frikë nga të dënuarit në Fier? Tahiri “strehohet” në infermierinë e burgut

Kryesoret

Katër ditë më parë Saimir Tahiri u transferua në burgun e sigurisë së zakonshme në Fier për të vuajtur 3.4 vitet që u dënua nga Gjykata e Apelit.

Fillimisht në media u tha se ish-ministri do të qëndrojë i izoluar 10- 14 ditë në karantinë pa të burgosur të tjerë për shkak të rregullave anti-covid edhe pse është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk paraqet shenja të prekjes nga koronavirusi.

Por “5pyetjet.al” mëson se e vërteta është krejt e kundërta. Një burim brenda burgut të Fierit, tha për “5pyetjet.al” se ish-ministri është “strehuar” në një ambient që është përshtatur brenda infermierisë së këtij institucioni të vuajtjes së dënimit për arsye sigurie.

Pra, sipas të njëjtit burim nuk bëhet fjalë për rregullat e koronavirusit, por ish-ministri do të vijojë që të qëndrojë, jo në qeli, por në këtë ambient të përshtatuar për një kohë të pacaktuar për arsye sigurie për të mos pasur kontakte me të burgosur të tjerë.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por nuk kishte prova të mjaftueshme. Në Mars organi i akuzës zhvilloi seancën përballë Komisionit të Mandateve ku kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Në Maj të vitit 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit në Qershor të vitit 2020, e riktheu për rishqyrtim në Shkallë të Parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e Lartë, pasoi vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve procedurale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel me një tjetër trupë gjykuese, e cila e dënoi me 3.4 vite burg.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit