25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koncesioni i Tiranës: Tre vite tarifën e morëm, por nuk kemi bërë incenerim plehrash

Kryesoret

Tre vite nga 2017-2020 inceneratori i Tiranës ka marrë tarifën 29 euro për ton për të gjitha mbetjet që janë futur në Sharrë, por nuk është bërë incenerim.

Administratorja e Inceneratorit të Tiranës Integrated Energy BV SPV, Ariola Kodra u shpreh përpara komisionit hetimor të Kuvendit se inceneratori është ende në fazë ndërtimi duke nënkuptuar se tarifa është marrë e plotë duke përfshirë edhe incenerimin, por që kjo fazë e fundit nuk është bërë.

Pjesë nga debati

Jorida Tabaku: Ligji e parashikon fillimin e punimeve me deklaratë paraprake?

Ariola Kodra: Deklarata paraprake përfshin rehabilitimin e zonës.

Edmond Spaho: Tarifa që merrni nga bashkia Tiranë për vitet 2017-20 parashikon depozitim dhe djegie apo vetëm depozitim?

Ariola Kodra: Tarifa 29 euro që merr shoqëria parashikon të gjitha procedurat, nga momenti i parë, që futen kamionët në zonën e trajtimit dhe deri në procesin e fundit. Kryhet një trajtim në tërësi. Parashikon tërësinë.

Edmond Spaho: Cila është tërësia?

Ariola Kodra: Nga peshimi, regjistrimi, procedura e rakordimeve, depozitimi në selektim, ku kalojnë materialet për riciklim kalojnë në landfillin e ri dhe faza e fundit duhet të jetë incenerimi.

Edmond Spaho: Do të jetë, sepse nuk ka ndodhur?

Ariola Kodra: Po.

Edmond Spaho: Tarifa 29 euro përfshinë nga hyrja deri te incenerimi?

Ariola Kodra: Po.

Edmond Spaho: Është kryer incenrimi?

Ariola Kodra: Sapo ua ktheva përgjigjen. Sapo ua thashë

Edmond Spaho: Të lutem shumë unë kam të drejtën time si deputet, që të pyes dhe më thoni saktë, mos bëni lojëra saktë, po ose jo a është kryer incenerimi?

Ariola Kodra: Impiantet me prodhim energjie janë në fazë ndërtimore brenda afateve të përcaktuara.

Edmond Spaho: Pra, ju keni marrë tarifën e djegies, por djegie mbeturinash nuk është kryer, e kam gabim këtë?

Ariola Kodra: Kjo tarifë merret për të gjithë procesin në Sharrë. Pra ju jeni paguar edhe për incenertimin edhe pse nuk është kryer?

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit