-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mes tensioneve për luftë, ja si po kalohet Shën Valentini në Ukrainë

Kryesoret

Ukrainasit po kalojnë një Shën Valentin ndryshe këtë vit, ndërsa agresioni rus sa vjen edhe shtohet më shumë duke rritur frikën e një pushtimi.

Mes përgatitjeve për luftë në zonat në kufi, qytetarët e Kievit po ruajnë qetësinë, pas thirrjeve të shumta të presidentit.

Pavarësisht kërcënimit të një lufte të re me Rusinë, jeta vazhdon normalisht në kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa një çift janë celebruar dhe janë parë të realizojnë foto në sheshin pranë një katedraleje në Kiev.

Një pjesë e tyre i ka pushtuar frika, tensioni dhe mendimi për t’u larguar nga Ukraina, edhe në këtë ditë ku duhet të mbizotërojë dashuria dhe jo lufta.

Alban Cali është një nga shqiptarët që ende ndodhet në Ukrainë, por thotë se ka në plan të largohet në ditët në vijim, teksa vendi është çdo ditë e më i rrezikuar nga pushtimi i mundshëm rus. Cali, i cili në Ukrainë punon për një kompani të huaj, tregon se aktualisht situata në qytet është e qetë.

Në vend të trëndafilave dhe dhuratave për të dashurit e tyre, tashmë ukrainasit kanë marrë armët në dorë për të qenë të përgatitur ndaj agresionit rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit