Policia njoftoi se një person nga Prizreni ka vdekur, pasi gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua duke luajtur futboll.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit, ku mjeku roje ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’i bërë ekspertizën.