Banorët e “5 Majit” kanë dal sërish në protestë për të mbrojtur pronat e tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.
“Ministria po mashtron projekti i vjetër i 1991 prish vetëm 4 shtëpi,” u shpreh një nga banorët duke theksuar se projekti i ri që kanë hartuar tani edhe synon të fuqizoi oligarkët.
“Ne na prishet shtëpia e më pas duhet ta blejmë shtëpinë tek këta pallatet që këta ndërtojnë, projekti nuk është vetëm për rrugë por edhe për të ndërtuar pallate,” tha ai duke e shpallur projektin si një skenë mashtrimi dhe përfitimi.