Për Sali Berishën dy janë rrugët përse Lulzim Basha dekonspiroi në 2018 operacionin ku u gjetën 3.4 mln euro në dy makina “Toyota Auris”.
Mbrëmjen e sotme teksa prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Lushnje, ish-kryeministri tha se seanca e ballafaqimit të Bashës me prokurorët belgë pak ditë më parë në SPAK ishte fatale.
“Nuk të lidh asgjë me një politikan që është i vetmi në Shqipëri me dy dosje ndërkombëtare.
Hetimi i dytë, seanca e dytë me prokurorinë belge ka qenë fatale për Luzim Bravën. Në këtë aspekt asnjeri nuk i ka faj atij. I ka bërë vetë ato ai.
Vetë del dhe dekonspiron operacionin. Ai ose e bën kundrejt një ryshfeti të madh shumë, ose ka hyrë në një lojë tjetër korruptive e cila do të dalë pasi të paraqitet para gjykatësit dhe të marrë dënimin e merituar” tha ai.
/5pyetjet.al