-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkëlqejnë futbollistët shqiptarë në Europë në ndeshjet e fundjavës

Kryesoret

Fundjava që lamë pas ishte e suksesshme për futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet më të mira të Evropës.

Sulmuesi Armando Broja, ndonëse nuk shënoi këtë fundjavë, ishte njëri nga futbollistët më të mirë në barazimin e Southampton 1:1 me Manchester United.

Ndërsa Milot Rashica luajti për 90 minuta në humbjen 4:0 që pësoi Norwich City ndaj kampionëve në fuqi, Manchester City. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani luajti për 90 minuta për Napolin në barazimin 1:1 kundër Interit. Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami ishte pjesë e 11-es për Empolin në barazimin 1:1 ndaj Cagliarit. Bajrami ishte edhe asistues i golit, ndërsa paraqitjet e tij po vlerësohet lartë nga ndjekësit e Serie A.

Në Itali, për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla në barazimin e Romas me Sassuolon. Në fund të ndeshjes, Mourinho pati fjalë të mëdha për mbrojtësi që nuk e kishte nisur edhe aq mirë sezonin.

Në Spanjë, në ndeshjen Real Sociedat-Granda u përballën në mes vete dy lojtarët me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj për Sociedat dhe Myrto Uzuni për Granadën. Futbollisti që disa muaj më parë i tha “Po” Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti ka shënuar gol në ndeshjen që ekipi i tij Hajduk Split e fitoi me rezultat 3:1 përballë Slaven Belupo.

Sokol Cikalleshi shënoi gol në humbjen e 2:1 të Konyaspor nda Trabzonspor. Po ashtu edhe futbollisti tjetër shqiptar Admir Mehmedi arriti që të shënonte gol në fitoren që ekipi i tij Antalyasport e fitoi me rezultat 3:0 përball Karagumruk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit