Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Francën Perëndimore duke shkaktuar të paktën 7 viktima mes të cilëve dy fëmijë dhe katër të tjerë janë lënduar.
Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një biznes në Saint-Laurent-de-la-Salanque në Pyrenées-Orientales dhe zjarri u përhap në disa banesa aty pranë.
Ndër të tjera mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një ndërtese në afërsi të së cilës janë gjetur edhe bombola gazi. Si pasojë e flakëve janë djegur të paktën 11 banesa.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ministri i Brendshëm i Francësm Gérald Darmanin i cili përmes një postimi në rrjetin social Tëitter është shprehur se ka anuluar një vizitë zyrtare dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes ku kanë humbur jetën 7 persona. /abcnews.al