-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E firmosi djali, Këlliçi: Babai i deputetit socialist u pagua 150 mln lekë nga inceneratori i Tiranës

Kryesoret

Deputeti Belind Këlliçi u shpreh sot në mbledhjen e komisionit hetimor për inceneratorët se babai i deputetit Alqi Bllako është paguar rreth 150 mln lekë të vjetra nga shoqëria e trajtimit të impiantit të mbetjeve në Tiranë.

“Kam disa tabela që zotëria Edmond Arqile Bllako është paguar nga 2018 deri në janar 2020 rreth 150 mln lekë të vjetra” tha ai.

Administratorja e Inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra tha se Bllako është punësuar nga administratori që ka qenë i emëruar përpara se ajo të vinte, 15 mars 2019.

Por deputeti demokrat tha se lista e pagesave që ka siguruar tregon të kundërtën, që Bllako është paguar deri në janar 2020.

Alqi Bllako, aktualisht deputet i PS-së, akuzohet nga demokratët se në kohën që ka qenë sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit ka firmosur kontratat koncesionare për inceneratorët dhe punësimin e të atit me një super rrogë e ka marrë si shpërblim.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit