-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sytë” e UEFA-s vijnë në Tiranë, a do ta marrë “mbreti” mandatin e gjashtë?

Kryesoret

UEFA ka dërguar në Tiranë një delegacion mbikëqyrës për të vrojtuar ligjshmërinë e procesit të zhvillimit të Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, më datë 2 mars.

Një delegacion prej 3 personash ka zbarkuar në vendin tonë me udhëzime nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ashtu siç ishte dakordësuar me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit më këtë të fundit.

FSHF ka bërë të ditur se delegacioni i përbërë nga Luka Nikola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Yan Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve), sapo kanë mbërritur sot në Shqipëri, kanë shkuar në zyrat e institucionit të futbollit dhe kanë nisur punën e shqyrtimit të dokumentacionit.

“Pasi të njihet me të gjitha problematikat, pretendimet e palëve dhe të shqyrtojë dokumentacionin e procesit zgjedhor, misioni monitorues i UEFA -s do të përgatisë një raport të detajuar që do të t’i paraqitet Presidentit të UEFA-s, Alexander Çeferin, Kryeministrit Edi Rama si edhe FSHF-së”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit