Rikthehet dhuna në futbollin shqiptar. Një ngjarje e aspak e hijshme ka ndodhur në minutat e fundit të sfidës midis Skënderbeut dhe Partizanit ku tifozët e Skënderbeut kanë goditur gjyqtarin anësor në kokë dhe duke e gjakosur.
Sfida u detyrua të ndalej për disa minuta që stafi mjekësor t’i vinte në ndihmë anësorit për t’i ndaluar hemorragjinë. Më pas sfida filloi sërish për të luajtur minutat e fundit që ngelën.
/5pyetjet.al