-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Toyota Yaris”, Balla: Drejtësia provoi që s’kam lidhje me këtë çështje

Kryesoret

Në një deklaratë për mediat ka dale ka folur kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai u pyet nga gazetarët për një sërë çështjesh, për ngritjen e komisioneve hetimore, për votën unanime pro shtyrjes së afateve të vetingut si dhe për çështjen e Toyota Yaris.

“Nuk kam lidhje me Toyota Yaris, drejtësia provoi që s’kam lidhje me këtë çështje, Basha ka kohë për t’iu përgjigjur prokurorëve Belg”, ju përgjigj pyetjes së gazetarëve.

“Basha duhet të paguaj kostot e kësaj politike”, shtoi ai.

Balla tha se kreu i PD prishi një operacion policor dhe për këtë tashmë është i akuzuar.

Ndërsa në lidhje me një akuzë të bërë nga Ish-Kryeministri Sali Berisha se ka pasur një takim me Bashën e Veliajn, Balla iu përgjigj shkurt “nuk është edhe i vërtetë edhe sajimi i radhës. Thirrja e imja për ju, mos ia vini më veshin Saliut pasi nuk i hynë më në punë njeriu”. 

Për çështjen e shtyrjes së afatit të vetingut në drejtësi ai u shpreh:

“Me vota unanime u miratua zgjatja e afatit të vetingut, fitoi çuarja përpara e reformës në drejtësi, fitoi rruga Europiane e Shqipërisë.”

Demokriacia është sistemi ku duhet të përpiqemi të biem dakord.

Kujtojmë se PS do të ketë 8 anëtarë në secilin komision.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit