-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra për lekë borxh apo për gjakmarrje?

Kryesoret

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër  rreth orës 19:15, në ambientet e një lokali. Autori i krimit ka hyrë në ambientet e barit, ku ka kërcënuar me armë një punonjës të ujësjellësit të qytetit.

“Mos lëvizni, se ju vrava. Spostohuni!”, mësohet të ketë thënë autori i maskuar (ende i paidentifikuar), ndërsa mbante një kallashnikov në dorë.

Fill pas këtij paralajmërimi, ai i është drejtuar viktimës, duke i thënë se; “a e di se na ke borxh?” dhe ka qëlluar me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend. Por ky nuk është krimi i vetëm që lidhet mes konfliktit që autori dhe viktima kanë pasur. Pal Ksolla ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg, ndërkohë që në vitin 1996 ai u vra po nga ky fis.

Në 2011 dyshohet se nga fisi Hasanaj është vrarë Zek Tonaj dhe është plagosur babai i tij. Zanafilla e konfliktit ka qenë për çështje votash në zgjedhje, por me pas janë konfliktuar në një urë në Dukagjin ku ka ndodhur edhe vrasja.

Ndërkohë, në 2022 vritet Prek Tonaj, ndërsa të dyshuarit kryesor janë fisi Ksolla. Po ashtu kujtojmë se shtetasi Valter Ksolla para pak vitesh u arrestua për plagosjen e boksierit Nelson Hysa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit