-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Tabaku: Një fakt i vetëm tregon si janë vjedhur paratë e shqiptarëve

Kryesoret

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit Hetimor për inceneratorët, ka publikuar në Facebook një pjesë nga mbledhja e një dite më parë të këtij komisioni.

Sipas Tabakut, administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në tatime se paguhet 900 mijë lekë, por ai e mohoi këtë akuzë. Tabaku thekson se mjafton ky fakt për të treguar se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve.

“Përditë dalin dëshmitë, se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën  e inceneratorëve. Përditë shqiptarët që nuk sigurojnë ushqim mjaftueshëm për fëmijët e tyre, po shohin se si paratë e tyre kanë shkuar në xhepat dhe kontot bankare të qeveritarëve të korruptuar.

Administratori i inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani, rezulton në tatime se paguhet 900 mijë lekë.

Ai e mohoi një pagë të tillë. Po kush i merr ato para?  Mjafton ky fakt për të treguar se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve. Se si me bekimin e ministrave e zyrtarëve të tjerë, janë pastruar paratë në këtë mega aferë korruptive.

Arben Ahmetaj, Damjan Gjiknuri, Ëngjëll Agaçi, Alqi Bllako, duhet të ishin me Lefter Kokën. Por natyrisht koka e vërtetë e kesaj vjedhje është Edi Rama.

Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit