Kënga për pjesëtarët e UÇK-së! Serbët artikull për Leonora Jakupin, i ‘zbardhin’ tekstin
Kjo këngë duket se nuk është pritur shumë mirë, pasi një media serbe i ka dedikuar edhe një shkrim.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi publikoi këngën “Komandant”, kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Kjo këngë duket se nuk është pritur shumë mirë, pasi një media serbe i ka dedikuar edhe një shkrim, në të cilin kanë analizuar tekstin e këngës si dhe u ndalën dhe te artistja shqiptare.
KoSSev citon edhe disa nga vargjet e këngës: “Ne askujt s’i kemi hak, e kemi mbrojtë çdo pëllëmbë me gjak, jemi betuar për atdhe, bashkë me ju jemi ne. Komandant, këtu na ke, ju që dhatë gjithçka për atdhe”.
‘Komandant, ja ku jemi ju që dhatë gjithçka për atdheun, Komandant, i pastër si loti, me stemën e “UÇK-së” në kapelë, këndon këngëtarja 42-vjeçare shqiptare Leonora Jakupi’–
Në shkrim thuhet se në Hagë po zhvillohet një proces gjyqësor kundër disa prej njerëzve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
/5Pyetjet.al