Në Moskë kanë nisur bisedimet mes kancelarit gjerman dhe presidenti rus, ku fjal kyçe e takimit ishte çështja e Ukrainës.
“Gjëja më e rëndësishme është që ne i menaxhojmë marrëdhëniet mes vendeve me diskutime të mira me njëri-tjetrin”, tha Scholzi gjatë takimit me Putinin, duke shtuar se ishte i kënaqur që të dy udhëheqësit mundën të takoheshin ballë për ballë.
Ai vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet tregtare shumë të rregullta midis dy vendeve, ndërsa pranoi situatën e vështirë për paqen dhe sigurinë në Evropë.
“Është urgjente të kemi një de-përshkallëzimin në mënyrë që të mos kemi një luftë në Evropë”, duke shtuar se opsionet diplomatike janë ende ne tryeze.
Scholz tha se Putin dhe ai ranë dakord se formati i Normandisë ishte i rëndësishëm për zgjidhjen e konfliktit ukrainas. “Unë nuk do të thoja se kjo është humbje,” tha ai.
Para bisedimeve, Putini u shpreh se bashkëpunimi ruso-gjerman për energjinë ishte një prioritet për Moskën. Në fjalën e tij të hapjes, Putini theksoi lidhjet ekonomike, ndërsa vuri në dukje diskutimet e nxehta rreth Ukrainës. Putin theksoi se Rusia nuk do luftë dhe ka paraqitur fillimin e një procesi për negocim.