-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohen 7 denoncime, kryeprokurorja e Durrësit del e pastër nga KPA

Kryesoret

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë kryeprokuroren e Durrësit, Anita Jella. Jella kaloi vetingun në vitin 2019, por vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik.

Prokurorja Jella u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë çështjen me arsyetimin se ajo duhej të shkarkohej për mangësi në deklarimin e pasurisë dhe probleme të profesionalizmit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Jella paraqiti në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit qëndrimet e saj lidhur me 7 denoncime nga publiku të depozituara se fundmi, si dhe për 11 pyetjet e ngritura nga relatorja e çështjes Albana Shylla, kryesisht mbi shkëmbimin e apartamentit që zotëron aktualisht subjekti.

Ankimimi i Komisionerit Darjel Sina bazohej kryesisht mbi veprimet dhe mosveprimet e Jellës në çështjen ndaj Liridon Pulës, drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe në ato për një gjyqtare të Gjykatës së Apelit Tiranë, që ishte transferuar për kompetencë në Durrës. Për pasurinë problemet janë fokusuar në një apartament të porositur në vitin 2011 në Durrës, për të cilin Sina konkludon se subjekti ka kryer deklarim të pamjafuteshëm.

Jella ka theksuar se për dy prej denoncimeve nuk qëndronin pretendimet e ankuesve, pasi sipas saj, në cilësinë e drejtueses vetëm kishte kryer përcjellje të shkresave. Për një prej denoncimeve ajo sqaroi se kallëzueses i ishin vendosur në dispozicion gjithë aktet dhe se nuk qëndron pretendimi për hetim të cekët.

Po ashtu, Jella konsideroi si të pabazuara dy denoncime anonime, ku në një prej tyre ankohet për vendimmarrjen e prokurorisë për pushimin e hetimeve pa e kërkuar në gjykatë, ndërsa në tjetrin ngrihen pretendime se subjekti ka favorizuar një oficer të policisë gjyqësore duke mos i dhënë ngarkesë pune.

Jella shpjegoi se Gjykata e Apelit Durrës kishte krijuar praktikë që për veprat penale që parashikojnë deri në dy vjet burgim të jetë prokuroria që të vendosë pushimin e çështjeve. Megjithatë ajo sqaroi se prokurorët e Prokurorisë Durrës kishin mbajtur qëndrime të ndryshme, pasi ka pasur raste që e kanë kërkuar pushimin e çështjeve në Gjykatë.

Ajo kundërshtoi si të pavërtetë pretendimin për favorizimin e një oficeri të policisë gjyqësore dhe depozitoi si provë dokumentacion për ndarjen e çështjeve për secilin prej tyre. Prokurorja Jella i kundërshtoi dhe denoncimet e tjera. Ajo theksoi se veprimet e saj në cilësinë e drejtueses lidhur me çështjet e trajtuara në denoncime janë në përputhje me kuadrin ligjor. Jella depozitoi si prova dhjetëra vendime dhe dokumentacione në funksion të qëndrimit të saj ndaj 7 denoncimeve të depozituara nga publiku në KPA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit