Që nga aneksimi i Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014, NATO-ja ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj në krahun lindor, shkruan Radio EVropa e Lirë. Ajo ka krijuar katër grupe luftarake shumëkombëshe në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, si dhe ka zgjeruar kapacitetet e kontrollit ajror mbi shtetet baltike dhe Evropën Lindore.
Të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Gjermania, këto njësi mbështesin idenë se sulmi ndaj një aleati të NATO-s do të konsiderohej sulm ndaj të gjithë aleancës. Çdo njësi merr gjithashtu kontribute nga anëtarët e tjerë të NATO-së.
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ajo ka qenë “vend partner” i saj qysh më 2008 – vitin kur ka aplikuar për Planin e Veprimit për Anëtarësim. Kjo do të thotë se asaj mund t’i lejohet anëtarësimi në aleancë në të ardhmen. Rusia kërkon garanci nga fuqitë perëndimore se kjo nuk do të ndodhë kurrë.