Forcat e NATO-së në Letoni kanë publikuar pamje nga një stërvitje që kanë kryer gjatë ditës së sotme ushtarët nga shtetet e ndryshme të aleancës ku pjesë e të cilëve janë edhe ushtarët shqiptarë.
Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara në rrjetin social në “Facebook”, ushtarët sot janë stërvitur duke përdorur topa të mëdhenj, si për të dhënë një mesazh.
“Ndonjëherë duhet të nxjerrësh armët e mëdha. Trajnime si ky lejojnë grupin tonë të betejës NATO të përmirësojë aftësitë tona, të rrisë kohezionin dhe të bëhemi #Tëfortësëbashku,”– shkruhet në faqen e forcave të NATO-s në Letoni.
