Shefi i NATO-s, Mark Rutte nga Londra deklaroi se takimi i Koalicionit të Vullnetarëve ishte “shumë produktiv” dhe mirëpret iniciativën e treguar nga aleatët për të forcuar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
“Vladimir Putin po fiton pak terren në vijat e frontit të Ukrainës dhe qindra mijëra rusë po vdesin për agresionin e tij të mashtruar.
Zhvillimet në fushën e betejës tregojnë se mbështetja jonë për Ukrainën po funksionon dhe ne duhet ta vazhdojmë atë.
Putinit po i mbarojnë paratë, trupat dhe idetë dhe Rusia duhet të ndalet aty ku është”, deklaroi Rutte.









