-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet seanca për statutin e PD-së, përfaqësuesi ligjor ishte në fushat elektorale

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për shqyrtimin e vendimit për statutin Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për shqyrtimin e vendimit për statutin e PD. Shkak për shtyrjen e kësaj seance të parashikuar për sot është bërë mungesa e përfaqësuesit ligjor të PD Indrit Sefa, i cili është kandidat i demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit.

Më herët ai kishte kërkuar që seanca të shtyhet. Kjo me arsyetimin se ai është i angazhuar me fushatën.

Seanca e radhës do të jetë me 18 mars, në orën 14:00.

Rikujtojmë se Gjykata e Tiranës ka caktuar 15 shkurtin si datën për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e 17 korrikut 2021.

Ndryshimet në statutin e PD janë propozuar nga vetë kreu Lulzim Basha.

Seanca e parë që në lidhje me ndryshimet në statut do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça.

Ndërkohë Indrit Sefa është zgjedhur nga Partia Demokratike si kandidati që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit, që do të zhvillohen në 6 bashki të vendit. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit