Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg Angli Stafukën, i cili i vendosi një sasi eksplozivi një objekti në ndërtim në Shëngjin në vitin 2020.
Gjykata e Lartë rrëzoi sot vendimin e Gjykatës së Apelit Shkodër, që e kishte lënë të lirë përkundrejt garancisë pasurore.
Stafuka është arrestuar më parë me urdhër të Prokurorisë Lezhë për ngjarjen, por u la i lirë nga Apeli i Shkodrës, vendim të cilin Gjykata e Lartë e konsideron në shkelje të ligjit procedurial.
Angri Stafuka nga Fushë Kruja u arrestua pasi në bashkëpunim me Erald Pajtanin dyshohet se kanë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Objekti në ndërtim i biznesmenit Liman Gjoka u sulmua dy herë me lëndë plasëse, konkretisht në muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, ndërsa për shpërthimin e dytë ende nuk është arritur të zbulohen autoret.