Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në zonën e tuneleve në Qafë Thore ka rënë një ortek dhe për pasojë rruga është bllokuar.

“Në Qafë Thore, në zonën e tuneleve, si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie të një orteku. Po punohet për hapjen e këtij segmenti”, bën me dije ARRSH në postimin në rrjetet sociale.
Ndërkohë mësohet se në akset: Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës.
Mësohet se inertet janë pastruar nga kontraktori i mirëmbajtjes.





Njoftimi i plotë
Reshje me intesitet të ulët kanë përshkuar vendin
Grupet e punës me mjetet dhe punëtorë janë në
çdo rrugë nacionale për të siguruar qarkullim normal
Në akset: Spot-Kam, Valbonë, Qafë Bualli-fillimi i Rrugës së Arbrit, Vau Dejës-Qafë Qelë ka pasur rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës të cilat janë pastruar nga kontranktori i murëmbajtjes
Në Qafë Thore, në zonën e tuneleve, si pasojë e erës së fortë ka pasur rënie të një orteku po punohet për hapjen e këtij segmenti.
/5Pyetjet.al