-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë po luan Rusia? Pretendon se po largohet edhe nga Krimea

Kryesoret

Sot ishte dita kur SHBA pretendonte se Rusia do të sulmonte Ukrainën, por duket se po ndodh e kundërta. Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi të enjten se trupat shtesë që ishin vendosur në Gadishullin e Krimesë, ishin duke u larguar nga aty, pas përfundimit të stërvitjes ushtarake. Një ditë më parë, ministria publikoi pamje nga stërvitja e kryer na gadishullin të cilin Rusia ia aneksoi Ukrainës në vitin 2014.

Deklarata vjen një ditë pasi Rusia tha se disa prej trupave të vendosura në kufirin me Ukrainën po tërhiqeshin në bazat e tyre. Deklaratat u pritën me mosbesim në Kiev, por edhe në Perëndim. Këtë mëngjes, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace, tha se ende nuk ka parë dëshmi që Rusia po tërhiqet. “Në terren, vëzhgimet tona tregojnë të kundërtën”, tha ai në programin e mëngjesit në BBC. “Të mos harrojmë që Krimea ishte pjesë sovrane e Ukrainës dhe u pushtua e u aneksua në mënyrë të paligjshme në vitin 2014. Nuk e di nëse deklaratat se disa trupa po tërhiqen nga një vend i pushtuar japin ndonjë lloj sigurie”.

Një ditë më parë, Presidenti Joe Biden paralajmëroi homologun Vladimir Putin se Amerika do të bashkonte të gjithë popujt e botës kundër Rusisë nëse pushtonte Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit