Një paciente amerikane me leuçemi është bërë gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i tretë deri më tani që është shëruar nga HIV-i pas marrjes së një transplanti të qelizave staminale nga një donator që ishte rezistent natyral ndaj virusit që shkakton SIDA-n.
Që nga marrja e gjakut me kordon për të trajtuar leuceminë, gruaja ka qenë pa virus për 14 muaj, pa pasur nevojë për trajtime të fuqishme të HIV-it të njohura si terapi ‘antiretrovirale’.
Dy rastet e mëparshme kanë ndodhur te meshkujt – një i bardhë dhe një latin – të cilët kishin marrë qeliza staminale të rritura, të cilat përdoren më shpesh në transplantet e palcës kockore.
“Ky është raporti i tretë i një kure në këtë mjedis dhe i pari i një gruaje që jeton me HIV“, tha në një deklaratë Sharon Lewin, Presidente e zgjedhur e Shoqatës Ndërkombëtare për AIDS.
Rasti është pjesë e një studimi më të madh të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të udhëhequr nga Dr. Yvonne Bryson dhe Dr. Deborah Persaud.
Ai synon të ndjekë 25 persona me HIV që i nënshtrohen një transplanti me qeliza staminale të marra nga gjaku i kordonit kërthizor për trajtimin e kancerit dhe kushteve të tjera të rënda.
/5pyetjet.al