Berisha dhe Balla patën këtë të enjte përplasjen e tyre të radhës në seancën e Kuvendit. Balla iu përgjigj akuzave te Sali Berishës për përfshirjen, sipas tij, të kryeministrit Rama në aferën e inceneratorëve.
“Sa i përket akuzave që bëre për kryeministrin Edi Rama, ta kemi thënë që kryeministrit Rama ti i vjen tek fundbarku i kalit të Skënderbeut dhe ta dish Rama ka vendour një standart në politikën shqpitare që askush tjetër nga ju që keni drejtuar vendin nuk e arrini dot. Në aferat që keni bërë bashkë përfshi edhe 21 janarin ka një akuzë për ty Sali nga Lulzim Basha se urdherin për të qëlluar mbi popullin opozitar në 21 janar e ke dhënë ti.
Dil këtu e sqaroje e ke dhënë ti apo inistri i Bendshëm që asokohe rrinte në tarracen e ndërtesës?
Nëse doni të përballeni bujrum.
Sa i përket akuzave që bërë për kryeministrin Edi Rama, ta kemi thënë që kryeministrit Rama ti i vjen tek fundbarku i kalit të Skënderbeut dhe ta dish Rama ka vendour një standart në politikën shqpitare që askush tjetër nga ju që keni drejtuar vendin nuk e arrini dot.
Rama është i vetmi politkan që s’ka marrë kurrë në mbrojtje askënd ndaj të cilit ka filluar një hetim penal.
Bëje dhe ti Sali këtë standart kur të vijë dhe mbi ty dhe mbi Lulin dhe mbi tët bir dhe me këdo tjetër ky është standarti, bëhuni burra dhe respektoni këtë standart”.