Kur ka ngelur vetëm një ditë nga finalja, gjakrat janë ulur ndjeshëm mes 4 finalistëve dhe vendin e debateve e kanë zënë shakatë dhe ngacmimet mes tyre.
Në një bisedë në oborrin e shtëpisë mes Ilirit, Donaldit dhe Beniadës fillojnë ngacmojnë Beniadën duke ja imponuar se ajo është e alkolizuar edhe mos ka nevojë për ndihmë për tu larguar nga varësia e alkolit, Beniada që e mohon këtë gjë vazhdimisht.
Në fund të bisedës Donaldi se mban dot më të qeshurën duke i thënë:
Shiko është lëvizje e pa vullnetshe, që ti i bën instiktivisht, që ti i bën natyrshëm, ti kërkon trupi, gjendja mendore, stresi ndoshta, situatat që ndikojnë dashur pa dashur, avash avash….
Beniada: O Maskara do të heq brekët e do të të pickoj… ndërkohë që vazhdon ta pickoj.
Donaldi dhe Einxhel janë dy nga banorët që patën një përplasje të ashpër pak javë më parë për shkak të të shkuarës së tyre. Einxhel e akuzoi Donaldin se ai ishte bërë i famshëm për shkak të lidhjes së tij me Bora Zemanin. Kjo gjë e acaroi tej mase aktorin.
Einxhel dhe Donaldi janë rikthyer të flasin sërish për lidhjen me personazhe të famshëm.
Donaldi tha se lidhja funksionon më shumë kur një nga personat në çift nuk është i njohur, ndonëse dy romancat e tij të fundit janë me vajza të famshme.
Nga ana tjetër, Einxheli tha se është ngarkesë e madhe që të mbajë jashtë syrit të publikut personin që dashuron dhe të mos flasë askund për të.
/5Pyetjet.al