-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdes një nëntëvjeçare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, policia nis hetimet

Kryesoret

Policia e Kosovës në koordinim me prokurorinë ka nisur hetimet për vdekjen e dyshimtë të një vajzë 9-vjeçare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit informatën e kanë pranuar rreth orës 19:00.

“Prishtinë, 16 shkurt 2022 –  Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur  në një nga klinikat e QKUK –së në Prishtinë. Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë  në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 9 vjeç, femër, shtetase Kosovare, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën”, u shpreh ai.

Tutje, Borovci shton se si vijimësi e veprimeve hetimore  me synim sqarimin e rrethanave specifike dhe të veçanta, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Megjithë dyshimet e ngritura, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje”, tha në fund ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit