Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas akuzave të Berishës se ai ka marrëveshje me Ramën për Portin e Durrësit.
Basha e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. “Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin në politikë është se ecin me gënjeshtra, i bëjnë njerëzit që të mos logjikojnë. Është ngritur një gënjeshtër se unë dhe Rama kam pakt për portin e Durrësit.
Kjo është një gënjeshtër e madhe që prej ditës së parë. Madje ne e kemi konsideruar si aferë. PD është pro zhvillimit të qëndrueshëm dhe nuk dëmton asetet”, tha Basha.
/5Pyetjet.al