-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti takon Kovaҫeskin në Mynih

Kryesoret

Ndër takimet e para bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Albin Kurti e zhvilloi me homologun nga Maqedonia e Veriut, Dimitar Kovaҫeskin.

Kurti e uroi Kovaҫeskin për detyrën e re dhe i dëshiroi udhëheqje të suksesshme të qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë.

Në këtë takim të parë bilateral, Kurti e njoftoi homologun e tij për ato që i konsideron si të arritura të vitit të parë të qeverisjes së tij.

Në shtatorin e vitit të kaluar është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët në mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për të cilën u tha se ishte konfirmim i marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit të mirë në mes dy vendeve.

Gjatë takimit të sotëm u diskutua mbi statusin dhe progresin e marrëveshjeve dhe memorandumeve të nënshkruara gjatë mbledhjes së përbashkët.

“Muajin tjetër bëhen gjashtë muaj nga mbledhja e përbashkët, dhe me këtë rast pritet të bëhen vlerësimet e para të progresit dhe zbatimit të marrëveshjes nga dy zyrat respektive”, theksoi kryeministri kosovar.

Përpos bashkëpunimit bilateral në takim u trajtua edhe bashkëpunimi rajonal ku Kurti tha se Kosova mbështet bashkëpunimin dhe integrimin rajonal mbi bazën e trajtimit të barabartë.

“Në këtë drejtim, Kosova mbështet Procesin e Berlinit dhe konsideron se Tregu i Përbashkët Rajonal në kuadër të tij është platforma e duhur dhe e vetme që mundëson zbatimin e plotë të katër lirive në mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Sa i përket sigurisë rajonale, Kurti tha se Kosova është e përkushtuar që të bëhet anëtare e NATO-s.

“Përfshirja e Kosovës nën ombrellën e aleancës atlantike, për të cilin mision e konsiderojmë Maqedoninë e Veriut si aleat dhe partner të afërt, i kontribuon sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se ky është takimi i parë me fqinjin e parë në kuadër të Konferencës së Mynihut, duke shtuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet po aq e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Kosovës si në rrafshin bilateral ashtu edhe në rrafshin e synimeve të përbashkëta për rajonin dhe integrimin e plotë në Bashkimin Evropian./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit