Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov që deklaroi se ka informacione se “mercenarë” nga Kosova dhe Shqipëria po rekrutohen për t’u vendosur në Donbass në zonën e konfliktit me Ukrainën. Ilir Meta i ftuar në “Kontrast” tha se ministrin e Jashtëm rus e kanë keqinformuar.
“E para Shqipëria nuk dërgon asnjë mercenar askund në botë. Së dyti nuk nxisim konflikte, por mendoj se mund të jetë e ndikuar nga dezinformacionet e mediave dhe në rastin më të keq një shpikje sikur vendet tona përbëjnë një rrezik apo kanë tendencë ndaj Rusisë, që nuk është e vërtetë. Ne jemi në përkrahje të Ukrainës. Duam zgjidhje të shpejtë të situatës përmes diplomacisë. Do të dënonim cdo agresion kundër këtij vendi mik dhe Rusia të vetëpërmbahet” tha ai.
I pyetur se përse e mblodhi këshillin e sigurisë kombëtare për Ukrainën në një moment kur në Shqipëri nuk ishte Edi Rama, Meta u shpreh se “Parashikohej se data 16 mund të ishte datë e përshkallëzimit të konfliktit” tha ai, duke nënkuptuar informacionet për sulm nga Moska drejt Kievit.
/5pyetjet.al