-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Bardhyl Londo

Kryesoret

Lamtumirë poetit Bardhyl Londo! Pas një kohe shëndetlig, krijuesi i qindra vargjeve për dashurinë dhe ndjenjat njerëzore, Londo ndahet nga jeta. Poeti është shuar në moshën 74-vjeçare, ndonëse prej disa ditësh ishte nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Tiranës. Londo lë pas një pasuri të madhe vargjesh që prej vitit 1975, kur vendosi të botonte.

Ai shkroi romane, publicistikë, por drita që bënin poezitë e tij, që nga e para e deri tek ajo e fundit, ishin ato që e dallonin mes shumë shkrimtarëve të tjerë. Për dashurinë e shpirtin njerëzor nga viti 1975, kur vendosi të botonte vëllimin poetik “Krisma dhe trëndafila”, e deri te botimi i fundit “Prilli i hidhur”, Bardhyl Londo na mësoi ta lexonim poezinë përmes shpirtit.

Poetit do të duhet t’i japim lamtumirën, sepse sot është ndarë nga jeta, duke lënë pas në kulturën shqiptare gjurmë artistike, përmes vargjeve të tij. Tetë vëllime me poezi, por edhe romane, i njohur si poeti i dashurisë, autori që kohët e fundit vuante vetminë pas ikjes së bashkëshortes, nuk pushoi së shkruari për ndjenjat njerëzore.

Bardhyl Londo u vendos në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve për një kohë të shkurtër, duke i dhënë dorën shumë shkrimtarëve të rinj. E ndonëse jo fitues i çmimeve të shumta letrare, ai kishte fituar çmimin e publikut – që edhe në kohë të vështira për të, publikonin vargjet e tij si kurajo për poetin.

Fituesi i çmimit “Migjeni” u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, por na mësoi përjetësisht se “dashuria është një monument që mbrohet nga njeriu”.

Londo është autor i veprave:

Krisma dhe trëndafila[1] – (1975)

Hapa në rrugë [1] – (1981)

Emrin e ka dashuri[1] – (1984)

Si ta qetësoj detin – poezi (1988)[2]

Ditë njerëzore [1]

Shën Shiu – 2010

Jeta që na dhanë – 2013

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit