Edhe Kanadaja është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të shtetit të Kosovës. Kjo për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu ka publikuar fotografi nga ky moment.
“Çfarë nate e bukur sonte në Kanada. E ndriçuar kudo- nga bregu në breg, me ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës. Faleminderit Kanada”, ka shkruar Kryeziu.
