-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama-Mitsotakis vënë sërish “detin” në tryezë: Do ta çojmë në Hagë

Kryesoret

I gjithë spektri i marrëdhënieve dypalëshe ishte në tryezë gjatë takimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama me homologun grek Kyriakos Mitsotakis në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Mediat greke shkruajnë se Mitsotakis iu referua demarkacionit të zonave detare mes dy vendeve, duke theksuar se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ashtu siç kanë rënë dakord të dyja palët, do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe në rajon.

Gjithashtu, kryeministri grek, po sipas mediave greke nënvizoi mbështetjen e vendosur të Greqisë për kursin europian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit.

Kyriakos Mitsotakis ka pasur takime të shkurtra edhe me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, por edhe me presidenten e Kosovës, Viosa Osmani.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit