Policia në Lezhë ka bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Krahas forcave në Lezhë, është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëseve të Kurbinit.
Si pasojë e flakëve, policia njofton se është devijuar trafiku në autostradën Lezhë-Laç dhe është zhvendosur në rrugë dytësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve.
Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.