Zyrtarët ukrainas thonë se presin që Rusia të përfshihet në operacionet e “flamurit të rremë” në rajonet separatiste të Ukrainës lindore në një përpjekje për të krijuar një pretekst për të nisur një pushtim.
Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha se republikat e vetëshpallura të Donetsk dhe Luhansk kishin pretenduar se forcat ukrainase do të nisnin një ofensivë kundër tyre.
E gjithë kjo është krejtësisht e pavërtetë”, tha ai, duke shtuar se kjo ishte një tentativë për provokim. “Ekziston një rrezik i madh që përfaqësuesit e Federatës Ruse që janë atje të provokojnë disa gjëra. Ata mund të bëjnë gjëra që nuk kanë lidhje me ushtrinë tonë.”
/5pyetjet.al