Banorët e 5 Majit nuk tërhiqen, madje ata kanë paralajmëruar se ditën e hënë do të nisin një grevë në mbrojtje të banesave të tyre, të cilat preken nga procesi i rindërtimit dhe rikualifikimit urban.
“Ne po bëjmë protestë çdo ditë por ne nuk duam luftë me policinë. Ne do të mundohemi të qëndrojmë tek toka deri në vdekje. Kur ndërtuesi vjen ndërton tek shtëpia ime atëherë ka punë me mua”, është shprehur një nga banorët këtë të shtunë.
Këtë mbrëmje, banorët e ‘5 majit’ janë shprehur se do të qëndrojnë në tokat e tyre deri në vdekje, ndërsa paralajmërojnë se në datën 22 do të mblidhen të gjithë për të mos lejuar që t’u prishen banesat.
Ata patën edhe një takim me kryeministrin Rama pak ditë më parë në ambientet e parlamentit, aty ku kanë protestuar për javë me radhë, por pa rezultat.