Aktori Donald Veshaj sapo ka dalë nga shtëpia e Big Brother VIP mbrëmjen e djeshme ka dhënë një mesazh për të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale, por ajo që bie në sy është fakti që videoja nuk është publikuar në faqen e vetë aktorit, por në faqen e mikut të tij, muzikantit Tiri Gjoci.
Shihet që profili i Donaldit tashmë është privat dhe ata mund të shikojnë vetëm miqtë e tij, ndërkohë që më parë të gjithë postimet mund të shikoheshin nga të gjithë.
“Unë tani po shikoja videot se çfarë bëhet jashtë. Mua më duket e pabesueshme, ju dua shumë dhe ju puth fortë të gjithëve. Unë fitoren time e kam”- shprehet Donaldi në video.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/02/WhatsApp-Image-2022-02-19-at-5.32.32-PM-1-562x1024.jpeg)
/5pyetjet.al