Një javë pasi parlamenti vendosi të votojë me 118 vota “pro”, nismën për zgjatjen me tre vjet të afatit për funksionimin e organeve të vetingut, (KPK-së dhe Komisionerëve Publikë), një kallëzim i paprecedëntë ka mbërritur në prokukurinë e Posaçme SPAK, ndaj dy komisionerëve Publike.
Kallëzimi i përpiluar nga zyra juridike “Jurisprudenca” në Tiranë, është rregjistruar ditën e djeshme në sekretarinë e SPAK, duke kërkuar nisjen e procedimit penal dhe fillimin e ndjekjes hetimore ndaj komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe Dariel Sina.
Materiali voluminoz prej 165 faqe që përbën bazën e këtij kallëzimi dhe që referon shkeljet objekt të veprës penale, i është përcjellë SPAK-ut, si prova mbështetesë me qëllimin vijimin e hetimit të mëtejshëm.
Duke ju referuar kallëzimit penal, dy komisionerët Publikë, që janë njerëzit kryesore që u kërkojnë llogari gjyqtarëve dhe prokurorëve për mosdeklarimin e tyre dhe mospagimin e taksave, akuzohen se kanë fshehur pasurinë, kanë ushtruar aktivitet të parregjistruar në tatime dhe kanë rritur artificialisht vjetërsinë e punës, me qëllim për tu bërë pjesë e këtij institucioni.
“Ora News”, ka mundur të sigurojë një pjesë të këtij kallëzimi, ku evidentohen shkelje të rënda të kryera nga dy komisionerët publikë, të cilët dyshohet se kanë “manipuluar” organet e kontrollit të pastërtisë së figurës së tyre, duke arritur të kalojnë të gjitha hallkat e “skanimit” për tu bërë më pas Komisionerë Publikë.
Na materialin kallëzues, shkeljet më të rënda duket se janë më tepër për komisionerin publik, Florian Ballhysa, i cili sipas dokumentacionit rezulton se para se të bëhej pjesë e Institucionit të Komisionerit Publik, ka punuar si avokat i pa rregjistruar në Qëndrën Kombëtare të Biznesit.
“…komisioneri Ballhysa, heton Gjyqtarë dhe Prokurorë për pasuritë e tyre dhe vetë kryen në mënyrën më kriminale veprën penale të evazionit fiskal. Ky komisioner është në të njëjtat pozita si anwtari i KPA-së, Ardian Hajdari, i cili aktualisht është i pezulluar, pasi u mor i pandehur nga prokuroria e Posaçme SPAK…”-thuhet në kallëzim e siguruar nga Ora News.
Më tej në kallëzim evidentohet dhe një tjetër fakt. Komisioneri Ballhysa, ka punuar si “Konsulent Ligjor” rreh 2 vjet, i pa regjistruar në organet tatimore dhe në “QKB”, ç’ka tregon se në këtë periudhë kohe ai ka kryer evazion fiskal, dhe nuk ka deklaruar në organet tatimore aktivitetin e tij tregtar.
Sipas kallëzimit, kjo gjë provohet me disa nga kontratat e shërbimit të lidhura me “Autoritetin e Mediave Audiovizive”, ku Ballhysa, ka përfituar të ardhura prej 550.000 lekë të reja nga aktiviteti i tij tregtar që ka ushtruar në informalitet të plotë.
Florian Ballhysa, është përpjekur që ti paraqesë këto para tek ILDKPI dhe DPV, si të ardhura të përfituara nga punësimi. Në vitin 2015 gjatë së cilit janë realizuar këto të ardhura, thuhet në kallëzim, Ballhysa e ka paraqitur si vjetërsi në punë këtë shërbim, për efekt të plotësimit artificial të periudhës 10 vjeçare të vjetërsisë në punë, të kërkuar nga ligji, për pozicionin e punës ku kishte aplikuar për tu bërë komisioner, raporton Ora News.
Aq më tepër që Ballhysa, ka përfituar shërbimin nga “AMA” për përpilimin e rregullores së Brendshme dhe Kodin e Sjelljes, duke mos u futur në asnjë moment në një garë konkurimi apo prokurimi publik për të përfituar shërbimin.
Ky pasqyrim, përbën paraqitjen e një rrethane të rreme në formularin e aplikimit, pasi kontrata e shërbimit përmes të cilës ai ka përfituar këto të ardhura, nuk është e njëjta gjë, sikurse është kontrata e punës që fakton dhe vjetërsinë e punës.
Ballhysa, ka pasur vetëm 6 vjet e 5 muaj punë, ndërsa pjesën tjetër e ka rritur vullnetarisht në mënyrë artificiale duke përdorur pikërisht këto kontrata shërbimi të lidhura me AMA./ ORANEWS