Kryeministri Albin Kurti është takuar me Peter Maurer, kryetarin e Komitit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, në Mynih ku po merr pjesë në kuadër të Konferencës së Sigurisë.
Në këtë takim, është diskutuar se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë në këtë drejtim me eksperiencën dhe ekspertizën e tyre.
“Personat e zhdukur me forcë mbeten plagë e hapur e Kosovës që nga viti 1999. 1617 persona ende konsiderohen të zhdukur. Progresi në këtë fushë është i një rëndësie të madhe për të gjitha familjet që pikëllim. Me Peter Maurer diskutuam mënyrat se si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mund të ndihmojë me eksperiencën dhe ekspertizën”, ka shkruar Kurti./5pyetjet.al